Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazmet Bardhin dhe Klevis Balliun. Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit të PS, të cilët kërkuan përjashtimin e kolegëve demokratë pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes së shkuar.

Nga ana tjetër, edhe PD ka kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit, kërkesë që po shqyrtohet po ashtu sot.

Në seancën e fundit plenare situata u përshkallëzua deri në përplasje fizike mes deputetëve, pasi Balla iu drejtua Albana Vokshit duke i thënë: “Për ty kam numron 0900”. Kjo deklarataë u cilësua nga opozitasi ofenduese pasi sipas tyre, ky numër përfaqëson linjat erotike që përdoreshin dikur nga qytetarët. Pas kësaj, Ivan Balliu u përplas fizikisht me Ballën, teksa Bardhi iu drejtua këtij të fundit duke i thënë: “Je mësuar me k*rvat e partisë tënde”.