Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës. Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime dhe është njoftuar. Policia e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe janë njoftuar forcat xheniere për verifikimin e saj.

Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.

“Përshëndetje! Kjo është shteti islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, shkruhej në e-mail që iu dërgua institucioneve shtetërore.

Pas këtij njoftimi Policia e Shtetit ndërmori disa akisone duke kontrolluar në të gjitha institucionet që u kishte ardhur ky mesazh, por nuk konstatuan asgjë që mund të cenonte sigurinë e institucioneve dhe punonjësve të tyre.