Një shtetas shqiptar rreth 51 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, pas një sherri mes dy shtetasve shqiptarë.
Sipas burimeve policore, njëri prej tyre kishte mbërritur posaçërisht nga Italia për t’u takuar me 51-vjeçarin, emri i të cilit për momentin nuk është bërë publik.
Bëhet e ditur se debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky i fundit u dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.