Dy vëllezër kanë përfunduar me polici në Tiranë, për shkak të një sherri në familje.
Mësohet se 30 vjeçari A. G., u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj babit të tij, pas një konflikti për motive të dobta mes tyre.
Ndërkohë, është arrestuar edhe vëllai i tij 24-vjeçar, pasi ndërhyri për të ndërprerë sherrin dhe goditi 30-vjeçarin me grush të fytyrë.