Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vettingu.

Ajo dërgoi çështjen në Gjykatën  Evropiane të të Drejtave të Njeriut bashkë me kolegë të saj, të cilët kundërshtojnë shkarkimin. Në vendimin e Gjykatës thuhet se shkarkimi i Sevdarit ka shkelje proceduriale dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Për pasojë, shtetit shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë 24, 600 euro.

Sevdari u shkarkua më 28 shkurt nga KPA me shumicë votash, pasi vendimi për konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik. Sipas vendimit të zbardhur relatori Sokol Çomo, kryesuesi Luan Daci, anëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuar për shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Vendimi:

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut