Kanë dalë para gjykatës në Greqi tre personat e akuzuar si autorë të vrasjes dhe groposjes së një 31-vjeçari shqiptar në plazhin Kartela.

Mediat helene shkruajnë se gruaja greke, dhe dy burrat, një shqiptar dhe një pakistanez, gjatë seancës nuk folën për akuzat e ngritura ndaj tyre për vrasje dhe vjedhje.

Shuma e madhe e parave prej 12000 eurosh që Eni Dollani me origjinë nga Gramshi kishte pasur me vete, dyshohet se u bë shkak që autorët ta rrihnin për vdekje dhe t’i vidhnin.

Ai u gjend i vrarë pasditen e së martës në një plazh, nga një banor i zonës i cili po shëtiste qenin e tij.

Trupi i viktimës pasi ishte masakruar me gjasa me sende të forta, u gropos një një varr të hapur rishtaz prej autorëve.

Mbas hetimeve,autoritet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së Dollanit, me të cilët viktima ishte në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.