Saranda është zgjuar këtë mëngjes e rrethuar nga autoritetet, pas shpërthimit me tritol të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Prej orës 03.30 të, në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim. Paralelisht kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërkohë që detaje priten në orët në vijim. Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.

Mbrëmjen e djeshme, shpërthimi i eksplozivit shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person me precedentë aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e 17 korrikut.

Atë ditë, dy grupe kundërhstare janë përplasen me armë në mes të ditës në lagjen nr.4 në sy të pushuesve. Dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbetën të plagosur.