Është nxjerrë i pajetë trupi i 18-vjeçarit që dyshohej se u mbyt ditën e sotme në Durrës.

Policia ka njoftuar se trupi u gjet dhe u nxor nga deti, ndërsa u konfirmua ajo që pritej se ai ishte mbytur. I riu hyri në det për të shpëtuar dy shokët e tij, dy 15-vjeçarë, por nuk mundi të dalë vetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.