Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Bled që po zhvillohet në Slloveni.
Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’.
Rama nuk i kurseu as batutat kur tha: “Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus…”.
Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE, ndërsa shtoi se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.
“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.
Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, nuk duhet vetëm të kenë reforma dhe kritika, që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona. Kemi 20 vite europtimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj Charles”, tha Rama.