Është zbardhur tablo-ja e plotë e ngjarjeve të rënda kriminale që ndodhën ditën e sotme në Tiranë, ku Dan Hutra ekzekutoi 3 gra.
Mësohet se Hutra fillimisht ka plagosur ish-të dashurën Marjana Gurakuqi me thikë, ndërsa përveç kësaj arme ka pasur me vete dhe kallashnikov.
Pas kësaj, ai është nisur drejt banesës së ish-bashkëshortes, ku personi i parë që ka qëlluar ishte ish-kunata e tij, Mevlute Hysa, duke e lënë të vdekur, dhe më pas qëlloi me armë dhe me thikë ish-gruan, Elena Hysa, 35 vjeçe, në sy të fëmijës së tyre të mitur.
Por siç duket Hutra nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka qëlluar me armë ndaj ish-vjehrrës, Kujtime Hysa dhe nusen e vëllait të ish-gruas, 30-vjeçaren Hasime Dafku.
Fill pas krimit dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip Benz ngjyrë e errët drejt Kamzës, atje ku mendohet se kreu dhe krimin tjetër të rëndë, duke qëlluar me armë disa herë në drejtim të 31-vjeçares Elteva Kurti.