Tragjedia për familjen Bitri nga Lushnja nuk ka të sosur! Pas vdekjes së të birit 23-vjeçar, i cili ndërhyri mes një sherri mes mikut të tij dhe algjerianit, ku mbeti I vdekur pasi u qëllua me një shtizë, ka folur babai i tij.
Agim Bitri, babi i 23-vjeçarit Klajdi Bitri ka bërë thirrje për ta ndihmuar në lidhje me sjelljen e trupit të të birit nga Italia, pas tragjedisë së ndodhur, pasi nuk ka mundësi financiare.
“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”, thotë ai për gazetarët.