Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar, sipas raportimeve të fundit nga mediat helene.

Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë vlerësohet si kritike nga mjekët kurues”, thuhet në njoftimin mjekësor nga spitali Evangelismos, ku Janullatos ndodhet i shtruar.

95-vjeçari po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou. Kujtohet se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme të transferohej në Athinë.