Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Hamallaj, në Durës.
Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.
Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe janë vendosur postblloqe në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.



