Momente paniku janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka”, pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit të shtetasit E. K., 37 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Policia ka identifikuar tashmë autorin e dyshuar dhe po vijon puna për kapjen e tij. Për arsye hetimi, gjeneralitetet nuk bëhen publike.

Specialistët e Komisariatit Nr. 6 po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në konfliktin e armatosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.