Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të tensionuara mes përfaqësuesve të PD dhe PS.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pati një përplasje pak çaste më parë në Kuvend me deputetin demokrat, Asllan Dogjani, pasi ky i fundit i kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë.
Dogjani iu drejtua kryeparlamentares me tone të larta, duke i thënë se kjo e fundit po e trajton Parlamentin si pronë private.
Pjesë nga diskutimi:
Nikolla: Ju lutem uluni në vend,
Dogjani: Kam kërkuar fjalën për procedurë, po e trajtoni Parlamentin si pronë private, turp të keni
Nikolla: Uluni në vend o zotëri!