Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tepelenë, ku janë plagosur tre persona. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të qytetit. Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy automjeteve dhe një pasagjer. Policia ndodhet në vendngjarje, teksa të plagosurit u dërguan në spital.

Kujtojmë se më herët në kthesën e Viroit, një motoçiklist është përplasur me një kamion. Motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkruar kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë.