Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush, ku shtetasi Q. K., 74 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, nga bashkëshortja. Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari është vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me arsyet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.


