Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçare është gjetur e pajetë në një pallat të pabanuar.

Sipas policisë, ngjarja ka nodhur pranë shkollës “Bajram Curri”, teksa dyshohet se shkak për vdekjen është mbidoza e lëndëve narkotike. Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka qenë banore e zonës në të cilën është gjetur e vdekur.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë pasi kanë konstatuar prezencën e saj. Nga verifikimet, rezulton se e reja është gjetur aty edhe më herët, teksa njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.