Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Lapardha, ku 85-vjeçari K.A., është gjetur i pajetë nga familjarët. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte ndezur një qiri në banesë, i cili dyshohet se ka rënë mbi batanijen e tij, duke shkaktuar zjarr. Si pasojë, banesa është përfshirë nga flakët dhe 85-vjeçari është djegur plotësisht, duke humbur jetën nga asfiksia dhe djegiet. Në momentin e ngjarjes, ai jetonte së bashku me djalin dhe nusen e djalit, por ata nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin dalë për t’u kujdesur për bagëtitë.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.