Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka dhënë dëshminë e tij për mediat nga spitali i Traumës, përmes telefoni.

Ai dëshmoi se ndodhej me vëllain dhe një kushëri të tij në takim me inxhinierin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta.

Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren.

Jashar Maja tha gjithashtu  se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin.

Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital.

Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë.