Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku ndërroi jetë 55-vjeçari Armando Meshani.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti në lagjen “Hajro Çakërri”,, ku viktima është konfliktuar me një person tjetër. Ky i fundit e ka goditur me grush 55-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në ve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.