Një 27 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me 8.5 kilogram lëndë narkotike heroinë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja është arrestuar në Ampelokipi të Selanikut dhe dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti të organizuar droge.

Shqiptarja kishte 18 pako me 8 kilogramë e 561 gramë heroinë, sasi kjo që mendohet se ishte e destinuar të përfundonte në duart e personave të varur nga droga në Selanik. 

Sipas policisë, roli i të arrestuarës në aksionin e unazës ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës.