Një rast i paprecedentë ngacmimi seksual është raportuar ditën e sotme në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Obliq, ku një burrë është ngacmuar nga një burrë tjetër. Burri ka raportuar se autori e ka ngacmuar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe erotike.

Njoftimi i policisë:

 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.