
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, një burrë dhe një grua janë konfliktuar në një banesë që kishin marrë me qera.
Raportohet se burri ka goditur me thikë gruan dhe është hedhur nga lartësia, duke ndërruar jetë në vend. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e sherrit mes çiftit, që përfundoi në tragjedi. /Gazeta SHQIP
