Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vdekur kunati i Gentian Bejtjas pak minuta pas mesnate në Larushk të Krujës.

Mësohet se Ramazan Sino 29-vjeçari që u vra nga plumbat e kallashnikovit ishte shofer pranë Prokurorisë së Apelit prej vitesh.

Kujtojmë se 29-vjeçari u vra gabimisht gjatë atentatit me objektiv Gentian Bejtjan, ndërsa janë plagosur dhe dy fëmijë të mitur, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve, teksa natën që i ndodhi atentati i tretë nuk gjendej në banesë.