Shëngjini u trondit ditën e djeshme pas një atentati të mirëmneduar ndaj biznesmenit, Ardian Nikulaj, të cilin e la të vdekur në vend në lokalin e tij. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, gazetarja Brixhilda Lezha, ka sjellë detaje të reja në lidhje me tragjedinë.

“Biznesmeni ka qenë i vetëm në tavolinë në momentin kur autori ka hyrë breënda. Ai është qëlluar me 7 plumba ku 5 prej tyre i kanë marrë jetën në vend.

Pista është ajo e hakmarrjes sepse në vitn 2000, që i kanë vrarë një vëlla.

Vite më parë nga fisi Palaj kanë mbetur 2 persona të vdekur. Ditën e djeshme janë bërë kontrolle në shtëpitë e fiseve Palaj por ato nuk kanë qenë në shtëpi.

Pista tjetër mund të jetë në lidhje me bizneset, sepse viktima merrej me biznese, hoteleri…

Drejtori i Policisë, Rrumbullaku ka bërë mbledhje me drejtues të mëdhënj, të bluve të Lezhës, për të zbardhur këtë ngjarje.

Pista tjetër mund të jetë e ajo e politikës.”, tha gazetarja Brixhilda Lezha.