Në muajin maj të vitit 2020, në një spital në Spanjë ndërroi jetë Saimir Sula, shqiptari 31-vjeçar që pas vdekjes u zbulua nga mjekësia ligjore shqiptare se shqiptarit i mungonte zemra. Sula ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2020 ka marrë ekzaminim mjekësor në Barcelonë por më pas ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Sipas të afërmve të Sulës, mjekët spanjollë nuk kanë lejuar që të shohin trupin e pajetë të Saimirit. Kështu familja Sula, kanë protestuar para Gjykatës së Lartë të Barcelonës duke kërkuar hetim për rastin.

Ata shpalosën pankarta dhe kërkuan drejtësi për djalin e tyre. Familjarët e viktimës Saimir Sula njëherësh kanë bërë publik në Spanjë një situatë që në Shqipëri tashmë ka vënë prokurorinë në gjurmët e një komploti të dyshuar për trafik organesh.

Motra e të ndjerit është shprehur se Gjyqtarja nuk ka pranuar të bëjë analizën e ADN-së për të zbuluar nëse zemra i përket vëllait të saj.

“Gjyqtarja nuk pranon të bëjë analizën e ADN-së që tregon nëse kjo zemër është apo jo e vëllait tim. Kemi dy vite që kërkojmë analizën e ADN-së të këtij organi, që teorikisht i përket Saimirit”, tha Majlina Sula.