Publicisti Veton Surroi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel komentoi situatën e tensionuar të ditëve të fundit në veri të Kosovës.
Ai u shpreh se Kosova nuk është në një situatë emergjence.
Veton Surroi: 25 vjet pas përfundimit të luftës Serbia dhe Kosova s’kanë firmosur marrëveshje paqeje, manifestim nga asnjëra anë i një problemi i konteksti negociator, që nuk është duke ecur mirë. Nga ana tjetër një problem i cili është manifestuar prej kohësh. Nuk jemi në emergjencë. Kosova ndërmori një hap të sigurisë pa konsultim me NATO-n, NATO e ndjeu se është e drejtë e saj që ti nëse nuk më konsulton. Nuk ka ndodhur herë tjetër, duhet pranuar se është porosi e qartë e një miku. Për të janë 3-4 komuna, për mua është Evropa.