Jugu i vendit po përballet me vatra të mëdha zjarri, duke krijuar një situatë alarmante. Së fundmi, raportohet një zjarr i madh edhe në Himarë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji”, duke rrezikuar banesat. Në zonë kanë mbërritur zjarrfikësit, teksa edhe banorët po përpiqen me sa munden për shuarjen e zjarrit.

Kujtojmë se në Fier janë disa vatra të mëdha në disa fshatra, ku situata më kritike paraqitet në zonën e Levanit. Nga ana tjetër, edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët po përparojnë drejt zonave të banuara.