Paralelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson PD-ASHM me 726 vota, 43.95%. Por me PS ka një rezultat të ngushtë pasi kjo e fundit ka marrë deri më tani 705 vota, 42, 68%.
Nga partitë e reja, më shumë vota ka marrë Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapajt me 117 vota. “Partia Mundësia” e Agron Shehajt ka 35 vota, 34 PSD e Tom Doshit, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit ka 21 vota, ndërsa “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 4 vota.
Deri më tani janë numëruar 1660 zarfe nga 194 889 në total.




