Riaktivizohet sërish zjarri në Bojë, në fshatin Halil të Krujës. Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Kritike paraqitet situata edhe në Abazaj, ku riaktivizimi herë pas here i vatrave ka bërë që ekipet e Emergjencave Civile dhe shërbimet zjarrfikëse të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, ndërsa aktualisht, që nga mëngjesi, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po bëhet edhe nga ajri me dy helikopterë.

