Një attentat i rëndë ka tronditur sëfundmi Krujën, teksa bilanci i rëndë ka lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.

Kujtojmë se Ramazan Sino 29-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 13 vjeç u qëlluan në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas. Ramazanon Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sino ishte kunati i Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, teksa 13-vjeçari i plagosur, djali i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në banesën e Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ai.

Gentjan Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.