Zbulohen skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit. Gazetarja Elda Menga raporton për Top Channel se janë tre variante në shqyrtim.

Skenari 1: Parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 3: Parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.

Tre variantet i janë përcjellë partive politike dhe Komisionit Rregullator për njohje nga Ilirjan Celibashi. Mbetet për t’u parë kë variant/skenar do të miratojë Komisioni Rregullator.