Pasditen e sotme mësohet se ka rënë zjarr në lagjen Kordhocë, të njësisë administrative Lazarat, duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth.

Mësohet se puna për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa situata raportohet se është nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.