Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në lagjen 3 të qytetit, në një shtëpi të pabanuar. Për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe rrugicës së ngushtë, zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për t’iu afruar shpejt vatrës së zjarrit. Objekti ku ka rënë zjarri mësohet se është në konflikt gjyqësor mes kishës katolike, ngjitur me godinat e së cilës ndodhet, dhe një familjeje durrsake.

