Ndahet nga jeta aktori i njohur Anastas Nika. Nika vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.
Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale, me anë të një mesazhi prekës.
‘Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines. Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!’