Pas dasmës shumë private që mbajtën në Toskana të Italisë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, duket se janë duke shijuar disa ditë relaksi.
Përmes postimeve në rrjetet sociale vihet re se çifti ka zgjedhur qetësinë, e ka vendosur që të kalojnë disa ditë pushimi në malet Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore. Ato formojnë pjesë të Alpeve Jugore Gëlqerore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën e Piave në lindje.
Moderatorja e dashur për publikun dhe regjisori i njohur kanë ndarë vetëm disa copëza nga ky udhëtim në rrjetet sociale, si pamje të vendit e fotografi të tyre duke shijuar pamjen piktoreske.
Kujtojmë se dasma e tyre u zhvillua në 17 Qershor në Toskana. Arbana dhe Eduarti vendosën që ditën më të rëndësishme të tyren ta mbanin private, duke mos lejuar asnjë të ftuar që të postonte foto apo video në rrjetet sociale.
Por, dy ditë më pas ishte vetë Arbana ajo e cila ndau me publikun disa pjesëza të ceremonisë, që nga arredimi e deri tek personat që e ndihmuan të realizonte një natë magjike.
Por, ende nuk kemi parë Arbanën nuse….Jemi në pritje të fotove të tjera nga dasma!