Një 13 vjecar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në heroin e ditës pasi arritishpëtonte shokët e klasës nga një aksident fatal.
Shoferja e autobusit të shkollës humbi ndjenjat në timon kur nxënësit e Shkollës Fillore Carter në Warren, po ktheheshin për në shtëpi.
Ajo ndjeu që dicka nuk shkonte dhe u tha nxënësve se nuk ishte mirë dhe se do t’i duhej të hapte krahun. Por në momentin kur filloi të ngadalësojë shpejtësinë e autobusit, i bie të fikët.
Dylan Reeves e kuptoi që dicka nuk po shkonte. Ai ngrihet dhe afrohet e kur e sheh shoferene pa ndjenja, vendos këmbën menjëherë tek frena dhe kthen timonin e autobusit i i cili po lëvizte në një rrugë të mbushur me makina që vinin përballë.
E gjithë skena u filmua nga kamerat e autobusit. Reeves tani po cilësohet si një hero pasi shpëtoi shokët e tij nga një skenar i mundshëm përplasjeje. Policia mbërri shpejt në vendngjarje dhe nxënësit u zhvendosën në një autobus tjetër.