Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një 6-vjeçar është abuzuar seksualisht nga një 24-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mançesterit, ku i riu Leëis Jones përdhunoi të miturën pasi e rrëmbeu në park. Sipas autoriteteve, Jones fillimisht u ul në një stol, duke bërë fshehurazi foto në telefonin e tij të vajzave që luanin në një park në Droylsden.

Më pas ai u afrua 6-vjeçares, duke i ofruar ndihmë për të bërë një strofkë, përpara se ta rrëmbejë vajzën. Ai e mori atë dhe vrapoi në një zonë të pyllëzuar, duke i mbuluar gojën me dorën e tij, në mënyrë që ajo të mos mund të bërtiste për ndihmë.

Një vajzë 11-vjeçare që ndodhej në park e kuptoi se çfarë ndodhi dhe u tha fëmijëve të tjerë të vraponin për ndihmë dhe bërtiti që të thërrisnin policinë, duke bërë që një kërkim të fillonte menjëherë.

Pavarësisht kësaj, Jones iu deshën vetëm 30 minuta për ta përdhunuar të miturën. Policia e gjeti atë të mbuluar me gjak, për shkak edhe të dhunës fizike që 24-vjeçari ushtroi ndaj saj.  Mita u dërgua në spital, teksa ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Më i rëndë ëhstë fakti që Jones ishte arrestuar në vitin 2020 po për përdhunimin e një të miture 12-vjeçare, por në atë kohë edhe pse në telefonin e tij u gjetën 102 imazhe ku ai shfaqej duke sulmuar seksualisht vajza të mitura, ai u lirua.