Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kinë, ku 5 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithçka ka ndodhur në qytetin Gangzhou, ku një person hyri me shpejtësi me makinë e tij në një zonë këmbësorësh, duke marrë turmën para. Sipas mediave vendase, ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Pasi përplasi këmbësorët, shoferi, një 22-vjeçar,  doli nga automjeti duke hedhur kartëmonedha në rrugë dhe duke bërtitur deri sa u neutralizua nga policia.