Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar përmes një videomesazhi për lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Duke vlerësuar cilësitë e tij prej lideri, Meloni shprehet se Berlusconi ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe vendosmëria e ktheu ate në një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.
“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë, që e lejoi të bënte përshtypje. Përparime reale dhe vetjake në botën e politikës, komunikimit dhe biznesit”- u shpreh Giorgia Meloni në një videomesazh.