Dy persona kanë ndërruar jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi një automjet doli nga kontrolli dhe u përplas me këmbësorët në Nju Jork.
Mediat amerikane shkruajnë se, aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Manhattan, kur shoferi i automjetit, sipas raportimeve paraprake, humbi kontrollin e makinës së tij.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00 sipas kohës lokale. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga “New York Post”, tregojnë automjetin duke kaluar me shpejtësi në një kryqëzim, përpara se të përplasej fillimisht me një furgon të parkuar pranë një berberhaneje dhe më pas me një grup personash që ndodheshin jashtë dyqanit.
BREAKING: 3 Critical After Vehicle Crashes Onto Manhattan Sidewalk, Strikes Group Outside Bar
— Oliya Scootercaster 🛴 (@ScooterCasterNY) May 15, 2026
Three people were critically injured after a driver crashed onto a sidewalk on Amsterdam Avenue Thursday evening, striking a group gathered outside a bar on the Upper West Side.… pic.twitter.com/3hEozzifE9
Për pasojë, dy persona humbën jetën në vend, ndërsa tre burra të moshave 36, 44 dhe 51 vjeç mbetën të plagosur rëndë. Sipas policisë, ata u transportuan në Mount Sinai Morningside, i njohur më herët si Spitali St. Luke’s, në gjendje kritike.
Autoritetet kanë arrestuar shoferin 61-vjeçar të automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të makinës. Policia po verifikon nëse drejtuesi i mjetit ka pësuar ndonjë problem shëndetësor apo nëse ekziston një tjetër faktor që shkaktoi aksidentin.
Sipas një raportimi të “CBS News”, hetuesit nuk dyshojnë aktualisht për një akt kriminal apo terrorist. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.


