Autoritetet spanjolle kanë ngritur alarmin, pas zhdukjes së një anijeje që mbante 200 emigrantë senegalezë.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie, teksa raportohet se në varkë ndodheshi dhjetëra fëmijë.
Varka me 200 persona në bord u nis nga Kafountine më 27 qershor, për në Ishujt Kanarie. Po ashtu, të humburja janë dhe dy varka të tjera, që mbanin emigrantë. Ka pak detaje në lidhje me dy varkat e tjera, megjithatë agjencia e lajmeve ‘Reuters‘ raportoi se njëra ka rreth 65 persona në bord, tjetra deri në 60.
Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Evropa pa një nga mbytjet e saj më të rënda të emigrantëve në Mesdhe, kur një anije e mbipopulluar u mbyt në brigjet greke.