Një tragjedi ka ndodhur në Italia, ku babë e bir janë mbytur në një lumë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Piacenzës, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia. Të dy, 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka, po kalonin ditën e nxehtë të verës në breg, në zonën e Perinos.
Në një moment i riu u zhyt dhe nuk doli në sipërfaqe, dhe babai i shqetësuar më pas u hodh në ujë për ta kërkuar dhe të dy u mbytën.
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u raportuan të vdekur, ndërsa më pas u dërguan në morg.