KAOS, shpërthime, të shtëna armësh dhe trupa që kalben mes mbeturinave – mirë se vini në qytetin më të rrezikshëm në Tokë. Kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince, është një qytet i shkatërruar, por elastik i rrethuar nga bandat e armatosura rëndë dhe trazirat e vazhdueshme politike. Haiti e ka vuajtur prej kohësh titullin e kombit më të varfër në hemisferën perëndimore dhe kryeqyteti i mbushur me krime bart peshën kryesore të krizave.

Tërmetet e vazhdueshme, inflacioni në rritje, trazirat civile, uria dhe një kolaps pothuajse total politik, të gjitha të çojnë tek Port-au-Prince.

Kush armiku më i madh i vendit? 200 bandat e armatosura të pamëshirshme që shkaktojnë terror, dhunë seksuale, tortura dhe paligjshmëri. Ekspertët i thanë “The Sun Online” se kriza tashmë është në pikën e thyerjes pasi deri në 20 njerëz vriten në ditë nga një valë vrasjesh. Më e rrezikshmja prej këtyre bandave është i ashtuquajturi koalicion G9 i udhëhequr nga një kryekomandant i njohur si “Barbecue” – që përflitet se e ka fituar pseudonimin e tij për djegien e viktimave të tij.

Fraksionet ndërluftuese e kanë copëtuar qytetin dhe e kanë kthyer çdo ditë në një luftë për mbijetesë.

Tani, OKB-ja parashikon që bandat vdekjeprurëse kontrollojnë 60 për qind të Port-au-Prince – patrullojnë dhe barrikadojnë rrugët e tij dhe terrorizojnë popullsinë e qytetit.

“Fenomeni i bandave është kthyer në një kancer të metastazuar ku ata kontrollojnë kryeqytetin në të gjitha periferitë e tij,”- tha Dr Djems Olivier nga Universiteti Vincennes-Saint-Denis, kërkimi i të cilit është i specializuar në bandat e Haitit. Ai tha për The Sun Online se kryeqyteti në rrënim është shndërruar në një “metropol të barrikaduar” nga milicia e armatosur, e cila ka “të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi të gjithë popullsinë”. 

OKB-ja dokumentoi mbi 1,300 vrasje, plagosje dhe zhdukje midis qershorit dhe shtatorit, duke arritur në rreth 20 të vrarë në ditë në kryeqytet dhe mijëra të dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre. 

Renata Segura, zëvendësdrejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Amerikën Latine dhe Karaibe, tha për The Sun Online: Ka një pikëpyetje të madhe se çfarë do të ndodhë kur të dilni nga shtëpia juaj çdo mëngjes. Fëmijët mund të goditen nga një plumb qorr kur janë rrugës për në shkollë.

Në qendër të kësaj stuhie është Jimmy Cherizier, i njohur si Barbecue – kryekomandant luftarak i poshtër dhe brutal i koalicionit G9. Ai e imagjinon veten si një “revolucionar”, një “burrë i popullit” i vetëshpallur që bën luftë kundër elitës. Megjithatë, metodat e tij përfshijnë vrasjen, gjymtimin dhe zhvatjen e kujtdo që nuk do të bjerë nën kontrollin e tij. Por ai mohon se pseudonimi i ka ardhur nga vënia e zjarrit viktimave të tij, përkundrazi pretendon se vinte nga mamaja e tij që ishte një shitëse ambulante e pulave të skuqura.

Në vitin 2004, OKB-ja e quajti atë “vendi më i rrezikshëm në tokë”. Sot është më keq. Tani vendi vuan edhe nga kolera. Rastet e kolerës filluan të shtohen në tetor, duke e ekspozuar qytetin ndaj një kërcënimi të ri humanitar, ndërkohë që dhuna me bazë gjinore përshkallëzohet me një ritëm të pamëshirshëm.