Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Serbisë, kur salla parlamentare u mbush me tym të zi.

Shkak u bënë disa mjete piroteknike të hedhura nga deputetët e opozitës, si shenjë proteste për vendimin e qeverisë për të miratuar e vetme rendin e ditës.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”. Tymi nga mjetet piroteknike u përhap ngado në sallë, madje edhe në korridoret e kuvendit.

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.