Një darkë mes disa studentëve në Itali pothuajse u kthye në tragjedi, pasi përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ngjarja ka ndodhur në Monza, ku studentët e kursit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë përfunduan në spital, pasi kishin konsumuar një tortë me marihuanë.

“Shoh fantazma”, dyshohet se ka thënë një nga djemtë në polici, pasi efektivët ndërhynë pas veprimit të menjëhershëm të ndihmës mjekësore. Hetuesit në Monza raportojnë se i gjetën të gjithë të rinjtë në një gjendje konfuzioni, të humbur dhe me vështirësi të dukshme për t’u shprehur.

Dy ambulanca dhe dy automjete mjekësore u desh të dërgoheshin në vendngjarje, teksa të rinjtë ndodhen ende në spital.