Një ditë pas ceremonisë historike të kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, ‘gjuetarët’ e showbizz kanë vendosur në lupë nga paraqitjen e të ftuarve por kryesisht atyre që ishin protagonistë në këtë ngjarje të rëndësishme. 

Detaji që u vu re te veshja e princeshës së Uellsit, Kate Middleton, ishin vathët të cilat dikur në daljet publike i ka vënë edhe princesha e ndierë Diana, e cila nëse historia do të kishte qenë ndryshe ajo do të ishte kurorëzuar mbretëreshë. 

Nuk dihet nëse përzgjedhja ka qenë e rastësishme, apo vetë Kate ka dashur që në një mënyrë të rikujtonte princeshën e ndjerë në këtë ditë të rëndësishme.