Policia ka arrestuar një shtetas norvegjez në Hungari me dyshimin se ai po planifikonte një sulm ekstremist e cila i përngjante një masakre të vitit 2011 në Norvegji që vrau 77 persona. 

Zyra Kombëtare e Hetimit të policisë hungareze tha se 45-vjeçari kishte postuar video të shumta në internet në të cilat ai përshkruante planet e tij për të kryer sulmet.

Pas analizimit të videove dhe identifikimit të të dyshuarit, Qendra Kundër Terrorizmit e Hungarisë e arrestoi burrin në një apartament në Budapest dhe konfiskoi pajisjet e tij elektronike.

Në video, i dyshuari flet norvegjisht dhe anglisht dhe kërcënon të kryejë sulme në aeroporte, stacione hekurudhore dhe në aeroplanë, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë do të shkatërroj të pafajshmit,” tha ai në një video, sipas policisë.

I dyshuari përshkroi gjithashtu dëshirën e tij për të tejkaluar krimet e kryera nga ekstremisti norvegjez i së djathtës ekstreme Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 njerëz në masakrat me bomba dhe armë në Norvegji në vitin 2011.