Ukraina ka ngritur alarmin në lidhje me qëndrimin e grupit mercenar “Wagner” në Bjellorusi, duke pretenduar se po ngrihet një kamp i ri.

“Në kufirin me Ukrainën, në fshatin Zyabrovka në Republikën e Bjellorusisë, po ndërtohet një kamp i ri për mercenarët e PMC ‘Wagner’”, tha Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës.

Qendra tha se e kishte marrë këtë informacion nga burime të fshehta, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar sipas CNN.

Zyabrovka ndodhet pranë Gomelit në Bjellorusinë juglindore, rreth 40 kilometra nga kufiri me rajonin Chernihiv të Ukrainës. Kampi mund të strehojë rreth 1,000 personel dhe duket si një qytet tendash.

Ukraina deklaron se “ka një probabilitet të lartë” që Bjellorusia dhe Rusia ta përdorin kampin për të frikësuar vendet fqinje evropiane në mënyrë që të krijojnë një iluzionin se “mercenarët janë gati të pushtojnë BE-në”.

“Kjo mund t’i bëjë vendet evropiane “të reduktojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën”, pohoi qendra.